Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit William Burns e takoi herët të hënën zotin al-Shater. Në takim morën pjesë gjithashtu i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, si dhe ministrat e Jashtëm të Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Khairat al-Shater mbahet i burgosur në zonën Tora në burgun al-Aqrab nën masa të rrepta sigurie. Ai do të dalë përpara një gjykate më 25 gusht.
Të dëbuarit në Egjipt po negociojnë bashkimin kombëtar, pas rrezmit të presidentit Mohamed Morsi. Vëllazëria Myslimane nga ana tjetër e mohoi një vizitë të tillë, duke shtuar se i vetmin njeri që duhet takuar është presidenti legjitim Morsi. (Leftion Peristeri)