PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Egjipt, shefi i ushtrisë takohet me palët e tjera për krizën politike
2013-08-05 09:27:45 CRI Komenti juaj Printoni

Shefi i ushtrisë së Egjiptit Abdel-Fattah al-Sisi u takua me përfaqësues të forcave islamike të vendit për të diskutuar mbi krizën aktuale politike, sipas një deklarate të publikuar të dielën.

Gjatë takimit, Sisi tha se "presidenti i vendit dhe kryeministri janë ata të cilët janë caktuar për të drejtuar shtetin," bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë koloneli Ahmed Ali, gjatë një deklatarate të publikuar në faqen e Facebook-ut të forcave ushtarake.

Sisi theksoi gjithashtu se ekzistojnë mundësitë për një zgjidhje paqësore të krizës për sa kohë të gjitha palët do të kundërshtojnë dhunën.

Mbështetësit e Morsit kanë protestuar për mbi një muaj në sheshin Rabaa Al Adawiya në Kajro dhe në sheshin al-Nahda në Giza, duke kërkuar rikthimin e tij në pushtet.

Ministria e Brendshme bëri thirrje përsëri të shtunën mbështetësve të Morsit për t'i dhënë fund protestave në Egjipt. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China