Mbështetësit e presidentit të rrëzuar Mohammed Morsi kanë refuzuar kërkesën e Ministrisë së Brendshme të Egjiptit për "përfundimin e protestave" në Kajro dhe vende të tjera.
Autoritetet egjiptiane kanë paralajmëruar mbështetësit e Morsit të braktisin protestat, por kjo kërkesë është refuzuar nga Vëllazëria Myslimane.
Mijëra mbështetës të Morsit janë vendosur prej javësh nëpër kampe, duke kërkuar rikthimin e tij në pushtet.
Ndërkohë ka patur dhe viktima e të arrestuar nga përplasjet e mbështetësve me policinë, ku sipas njoftimeve zyrtare, kanë mbetur të plagosur 2 punonjës të sigurisë dhe u arrestuan 31 protestues të "Vëllazërisë Myslimane". (Zhan Dian)