Të premten mbyllet raundi i dytë i bisedimeve për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë (MTL) Kinë-Japoni-Kore e Jugut. Në këtë raund bisedimesh, pala japoneze propozoi që, brenda 10 vjetëve, të hiqen tarifat doganore për 90 % të produkteve të import-eksportit midis tre vendeve. Ky propozim nuk është pranuar nga pala kineze dhe ajo jugkoreane.
Sipas njoftimeve të medies japoneze, tani Tokioja vendos tarifa vetëm për 20 % - 30 % të produkteve të importuara nga Kina dhe Koreja e Jugut, kurse këto të fundit kanë tarifa mbi përkatësisht 70 % dhe 50-60% të produkteve të importuara nga Japonia. Kjo është edhe një ndër arsyet pse në bisedimet e kësaj here pala japoneze ka kërkuar ngritjen nga 85 % në 90 % të produkteve pa tarifa doganore.
(Çan Jean/Artani)