Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan tha se ai ka pasyr kontakte telefonike me kryeministrin francez Jean-Marc Ayrault dhe kancelaren gjermane Angela Merkel mbi zhvillimet e fundit në Egjipt dhe Siri, njoftoi Turkish Daily News.
Erdogan nënvizoi rëndësinë e lirimit të të burgosurve politikë në Egjipt dhe i kërkoi qeverisë teknike të mbajë sa më shpejt që të jetë e mundur zgjedhjet.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Egjiptit u përkeqësuan pasi ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Mosri. Ankaraja akuzoi ushtrinë egjiptiane se ndërmori një grusht shteti.
Duke folur për Sirinë, Erdogan përsëriti përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar për të vepruar. (Leftion Peristeri)