Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki- moon dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Catherine Ashton nënvizuan të mërkurën "rëndësinë e gjithëpërfshirës politike" në Egjipt, ku protestat dhe dhuna kanë qenë mbizotëruese.
Ban bisedoi me Ashton pas vizitës së dytë të saj në Egjipt muajin e kaluar ku ajo takoi dhe ish-presidentin Mohamed Morsi.
Kreu i OKB-së ndau me Baroneshën Ashton "shqetësimin e tij të thellë për drejtimin e ngjarjeve dhe procesin e kalimit politik në Egjipt," u tha gazetarëve zëdhënësi Martin Nesirky. (Leftion Peristeri)