PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Egjipt, policisë i kërkohet të largojë protestuesit nga sheshet
2013-08-01 09:55:50 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria egjiptiane i kërkoi ministrit të Brendshëm të largojë nga rruga protestuesit mbështetës të presidentit të rrëzuar islamik Mohamed Morsi, për shkak se po kërcënojnë sigurinë e vendit.

Në një deklaratë në televizion ministri i Informacionit Doriah Sharaf el- Din tha se protestat e vazhdueshme në sheshin Rabaa Al Adaëiya dhe sheshit al-Nahda në Giza, po kërcënojnë sigurinë kombëtare të atë të qytetarëve.

"Qeveria ka vendosur marrjen e të gjitha masave të nevojshme për t'iu dhënë fund protestave," tha Doriah duke shtuar se terrorizmi dhe bllokimi i rrugëve nuk janë të pranueshëm.

Me gjithë vendimin e qeverisë, Ahmed Aaref, zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane, e quajti vendimin e qeverisë si "akt terrorist dhe shtoi se protestat do të vazhdojnë.

Burime të ndryshme thonë se ka një sasi të konsiderueshme armësh automatike dhe elementë të rrezikshëm pranë sheshit Rabaa dhe Nahda. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China