Zv.përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës për bisedimet e tregtisë ndërkombëtare Yu Jianhua bëri të ditur se, në këto bisedime katërditore, pjesëmarrësit do të zhvillojnë konsultime dhe do të shkëmbejnë mendime lidhur me tregtinë e produkteve e të shërbimeve, rregullat e vendit prodhues të origjinës, thjeshtimin e procedurave doganore, biznesin elektronik etj.
Sipas z. Yu, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë së të tre vendeve renditet vetëm pas Bashkimit Europian dhe Amerikës Veriore. Po të krijohet këtu një zonë e tregtisë së lirë, do të formohet një treg i përbashkët me një popullsi 1.5 miliard. Zona e Tregtisë së Lirë Kinë-Japoni-Kore e Jugut do të bëhet zona më e madhe përkatëse që mbulon më shumë njerëz dhe përbëhet nga vendet në zhvillim dhe vende të zhvilluara.
Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut janë jo vetëm shtylla të ekonomisë aziatike, por edhe ekonomi të rëndësishme botërore. Vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm i GDP-së së këtyre vendeve arriti në 15 trilionë dollarë amerikanë, duke përbërë 20 % të GDP-së së tërë botës, 90 % të GDP-së së Azisë Lindore dhe 70 % të asaj të tërë vendeve aziatike.
Raundi i tretë i bisedimeve për Zonën e Tregtisë së Lirë midis Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut do të zhvillohet në Japoni më vonë gjatë këtij viti.
(Çan Jean/Artani)