PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Egjipt, mbështetësit e Morsi fillojnë marshime masive
2013-07-31 09:54:50 CRI Komenti juaj Printoni

Mbështetësit e presidentit të rrëzuar egjiptian Morsi Mohamed dolën në disa marshime rrugëve të Kajros për të protestuar kundër dhunës së policisë, raportoi të martën uebsajti shtetëror Ahram.

Marshime të ndryshme nga sheshi Ramses dhe xhamia al-Nour në qendër të qytetit iu drejtuan sheshit Rabaa Al Adevije në Kajro, ndërsa qindra demonstrues u mblodhën në sheshin al-Nahda pranë Universitetit të Kajros dhe marshuan në drejtim të ambasadave të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të protestuar kundër shteteve të Gjirit Persik që mbështetën forcat e armatosura për të larguar presidentin Morsi.

Ndërkohë përleshjet midis përkrahësve dhe kundërshtarëve Morsi lanë më shumë se 18 të plagosur.

Aleanca Kombëtare për Mbështetjen Legjitimitet, pjesë e koalicionit islamik pro-Morsi, u ka bërë thirrje miliona njerëzve të marshojnë të martën për të dënuar goditjen vdekjeprurëse nga policia mbi protestuesit paqësorë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China