Protestat e përkrahësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi vijuan në disa qytete të Egjiptit. Demonstruesit kërkuan rikthimin në pushtet të Morsit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Ndërkohë presidenti amerikan Barack Obama vendosi të dërgojë javën e ardhshme në Egjipt dy senatorë, John McCain dhe Lindsey Graham për të biseduar me krerët ushtarakë dhe përfaqësuesit e partive politike.
Graham deklaroi se do t'i bëjë thirrje krerëve ushtarakë të mundësojnë sa më parë që të jetë e mundur tranzicionin politik në vend. (Fang Xiaoyu)