Në prag të 1 gushtit, dita e themelimit të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze, kryetari i Shtetit dhe kryetari i Komitetit Ushtarak Qendror të PKK-së Xi Jinping vizitoi trupat ushtarake të Pekinit me rastin e kësaj dite.
Ai theksoi se ushtria duhet të fokusohet tek fitorja në luftë, duke ngritur pandërprerë aftësinë për të zbatuar misionet e caktuara nga Partia dhe populli.
Xi nënvizoi gjithashtu se ngritja e kompetencës së luftimit duhet të jetë standardi i vetëm dhe thelbësor për formimin e konceptit të vlerës së ushtarëve kinezë. "Fryma e orientuar nga përgatitjet për luftë duhet të nxisë zhvillimin e punës së gjithanshme ushtarake", tha Xi. (Çan Jean)