Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Catherine Ashton
zhvilloi të hënën në Kajro bisedime me zv.presidentin e përkohshëm të Egjiptit Mohamed el-Baradei, njoftoi Presidencia egjiptiane.
Gjatë takimit, El-Baradei u shpreh se qeveria kalimtare egjiptiane po përpiqet ta zgjidhë krizën e tanishme në rrugë paqësore, por sipas tij çdo projekt zgjidhjeje duhet të mbështetet mbi respektimin e ligjit dhe brenda kornizës institucionale. "Është shumë e rëndësishme që të gjitha fraksionet politike të përfshihen në udhërrëfyes të paraqitur nga ushtria", theksoi Baradei.
Kjo është vizita e dytë e znj. Ashton në Egjipt gjatë dy javëve të fundit. Mustafa Hegazi, këshilltari i presidentit të përkohshëm të Egjiptit Adli Mansuri, shprehu vlerësime të larta për përpjekjet e Bashkimit Europian për zbutjen e tensioneve të brendshme në Egjipt.
(Çan Jean/Artani)