Trazirat sociale u shtuan në Kajro kur të paktën 15 njerëz u vranë gjatë përleshjeve të së hënës në mbrëmje, në një konflikt midis shitës të dyqaneve dhe shitësve ambulantë, njofton agjencia MENA.
"Përleshja filloi pasi shitësit ambulantë po vendosnin një stendë jashtë një dyqani kozmetike në zonën qendrore të Kajros Moski, dhe pronari i një dyqani qëlloi për vdekje dy prej tyre," raporton MENA.
Shitësit ambulantë të zemëruar i vunë flakën dyqanit, duke vrarë pronarin dhe 12 punëtorë.
Pesë makina zjarrfikëse u diskoluan dhe vendngjarje ndërsa policia shkoi për të arrestuar shitësit ambulantë të përfshirë në gjakderdhje.
Trazirat ndodhin në një kohë që Kajro dhe qytete të tjera të vendit po përballen me protestat e dhunshme të kundërshtarëve dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar Muhamed Morsi. (Leftion Peristeri)