Ban i bëri këto deklarata në bisedat e veta telefonike me zëvendëspresidentin e përkohshëm egjiptian Mohamed El-Baradei.
Numri i të vdekurve nga përleshjet që shpërthyen në Egjipt të premten dhe vazhduan deri në orët e para të së shtunës u rrit në 75, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit.
Të premten, miliona egjiptianë u mblodhën në Kajro e zona të tjera në mbështetje të kreut të Forcave të Armatosura dhe ministrit egjiptian të Mbrojtjes, për të treguar miratimin popullor për masat e ashpra të ushtrisë kundër "ekstremizmit dhe terrorizmit". (Artani)