PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ashton kërkon rivendosjen e rendit kushtetues në Egjipt
2013-07-29 09:50:37 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Catherine Ashton pritet të vizitojë sot Egjiptin, për t'u bërë thirrje palëve të ndryshme t'i japin fund dhunës dhe të nisin sa më parë procesin e kalimit. Kjo është herë e dytë brenda këtij muaji që baronesha Ashton viziton Egjiptin.

Në deklaratën e BE-së një ditë më parë thuhet se gjatë kësaj vizite, Ashton do të takohet me presidentin e përkohshëm të Egjiptit Adli Mansour, zv. presidentin Mohamed El Baradei, ministrin e Jashtëm Abdel Fattah al-Sisi etj., si dhe zhvillojë diskutime me palët e tjera politike, duke përfshirë përfaqësuesit e Vëllazërisë Muslimane.

Në deklaratën e saj para vizitës në Egjipt, Ashton tha se do t'u kërkojë të gjitha palëve të marrin pjesë në procesin e kalimit, duke përfshirë edhe Vëllazërinë Muslimane, duke shtuar se ky proces duhet të nisë sa më parë për rivendosjen e rendit kushtetues. Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve t'i japin fund sa më parë dhunës, duke shtuar se BE-ja do të ofrojë përkrahjen e nevojshme për ndërtimin e një Egjipti demokratik dhe të stabilizuar. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China