PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përgjaket Egjipti, 75 të vdekur nga përleshjet gjatë natës
2013-07-28 10:30:29 xinhua Komenti juaj Printoni

Bilanci i të vdekurve në Egjipt gjatë natës shkoi në 75 sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga përleshjet midis kundërshtarëve dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi.

"Deri tani numërohen 74 të vrarë, përfshirë nëntë në qytetin e Aleksandrisë dhe 65 në afërsi të sheshit Rabia al-Adawiya në kryeqytetin Kajro," raportoi agjencia zyrtare e lajmeve MENA duke cituar burime të Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se të paktën 748 të tjerë janë plagosur.

Ministri i Brendshëm i Egjiptit tha se protestat ishin paqësore në Kajro dhe Aleksandri, derisa Vëllazëria Myslimane, "ndërhyri në to."

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u shpreh "thellësisht i shqetësuar" rreth gjakderdhjes dhe dhunës në Kajro e Aleksandri, ndërsa u bëri thirrje palëve të ndihmojnë vendin e tyre "duke bërë një hap pas."

Gjithashtu, sekretar i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki- moon dënoi dhunën që po përshkon Egjiptin dhe u bëri thirrje palëve "t'i adresojnë mosmarrëveshjet përmes dialogut."

Ban bëri thirrje që Morsi dhe liderët e tjerë të Vëllazërisë Myslimane të lirohen ose çështjet e tyre të rishihen me transparencë të plotë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China