Përleshjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi të premten lanë të vrarë të paktën 19 persona dhe mbi 700 u plagosën në të gjithë vendin. Protestat vazhdonin që nga e shtuna.
Policia arrestoi 53mbështetës të Morsi të cilët mbanin armë, kokteje Molotov dhe armë të tjera, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve MENA. (Leftion Peristeri)