Presidenti i komanduar i Egjiptit Adli Mansour u bëri thirrje të premten mbështetësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi t'u japin fund protestave.
"Shkoni në shtëpi dhe unë personalisht ju premtoj se askush nuk do t'ju bëjë ligjërisht presion," tha Mansour gjatë një interviste telefonike me një stacion vendor televiziv. Ai ju drejtua veçanërisht mbështetësve të Morsi që qëndronin në sheshin Rabia al-Adawiya të Kajros dhe pranë sheshit Nahda.
Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit Morsi protestuan në sheshe në ndryshme të Kajros dhe qyteteve të tjera.
Të paktën pesë njerëz mbetën të vrarë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve të së premtes në qytetin bregdetar të Aleksandrisë. (Leftion Peristeri)