PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmi "Mjeshtrit e mëdhenj" shfaqet në Amerikën Veriore
2013-07-25 20:58:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u shfaq në kinemanë "Samuel Goldwyn" të Hollivudit filmi "Mjeshtrit e mëdhenj" i regjisorit Wang Jiawei. Ky është një nderim për kontributin e madh të këtij regjisori të njohur nga "Academy Award". Nga 23 gushti, filimi "Mjeshtrit e mëdhenj" do të fillojë të shfaqet në kinematë e Amerikës Veriore.

Dashamirësit e Wang Jiawei-t në Amerikën Veriore e kanë pritur prej kohësh shfaqjen e këtij filmi dhe të gjitha biletat për të janë shitur brenda një kohe të shkurtër. Shumë artdashës e kanë vlerësuar lart këtë film. Ata janë të mendimit se ai ndërthur në mënyrë harmonike kongfunë kineze me histori dashurie.

Wang Jiawei është një regjisor i njohur nga Hong-Kongu. Në vitin 1997 filmi i tij "Happy Together" fitoi çmimin për regjinë më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Kanës. Ai është regjisori i parë kinez që fiton këtë çmim. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China