Shefi i forcave të armatosura të Egjiptit dhe ministri i Mbrojtjes Abdel-Fattah al-Sisi i bëri thirrje egjiptianëve të mërkurën që të tregojnë mbështetje për luftën e ushtrisë kundër "dhunës dhe terrorizmit."
Pas kësaj deklarate, presidenca bëri të ditur se vendi "ka nisur një luftë kundër terrorizmit."
Gjithashtu, presidenca u bëri thirrje egjiptianëve që t'i përgjigjen thirrjeve të ushtrisë për t'u mbledhur të premten në shenjë përkrahjeje për luftën kundër dhunës dhe terrorizmit.
Ndërkohë, Mahmoud Badr, zëdhënësi i lëvizjes "Rebel Campaign", njoftoi vendimin e tij për të marrë pjesë në mitingun masiv të së premtes në përgjigje të ftesës së ushtrisë. (Albana)