PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi: Më shumë guxim e urtësi politike për reformat
2013-07-24 19:15:51 xinhua Komenti juaj Printoni

Kina duhet të thellojë reformat në fushat e rëndësishme me "gjithnjë e më shumë guxim dhe urtësi politike", për tejkalimin e pengesave institucionale që po pengojne rritjen ekonomike. Kështu u shpreh të martën në provincën Hubei të Kinës Qendrore presidenti kinez Xi Jinping, në një mbledhje me zyrtarë të lartë nga Hubei, Shanxi, Heilongjiang, Shanghai, Zhejiang dhe Hunan.

Duke vënë në dukje se reformat në Kinë kanë hyrë në fazën më të vështirë, Xi u bëri thirrje autoriteteve të bëjnë kërkime gjithëpërfshirëse dhe në thellësi, për të gjetur zgjidhje për detyrat e vështira me të cilat përballet zhvillimi i Kinës.

Fushat që kreu i shtetit kinez theksoi se kanë nevojë për studime më të plota përfshijnë nxitjen e një mekanizmi më të orientuar drejt tregut, rritjen e efikasitetit të qeverisjes, nxitjen e harmonisë shoqërore dhe inovacionit, ruajtjen e drejtësisë shoqërore, si dhe përmirësimin e drejtimit të Partisë Komuniste. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China