Të paktën 11 persona, kryesisht punonjës të sigurisë, u plagosën nga një shpërthim gjatë natës që kishte nën shënjestër selinë e departamentit të sigurisë në qytetin Mansoura, bënë të ditur burimet zyrtare.
"Deri tani, bilanci i të plagosurëve ka arritur në 11 dhe ende jemi në procesin e numërimit dhe hetimit," tha Saeed Emara, shefi i departamentit të hetimeve kriminale të Daqahliya-s.
Ndërkohë, Abdel-Wahhab Suleiman, nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë tha se të plagosurit nga bombardimet ishin 12, përfshi 6 punonjës të sigurisë dhe 6 civilë.
Nga ana tjetër, disa prej dëshmitarëve okularë pohuan se kishin parë viktima gjatë sulmit, megjithëse ende nuk ka raportime zyrtare për to. (Albana)