Ministria e Çështjeve Civile e Kinës dërgoi ndihma materiale në zonat e prekura nga tërmeti në provincën Gansu, si çadra, batanije dhe krevate, për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.
Tërmeti me fuqi 6.6 ballë, ra në orën 7 e 45 minuta në zonën midis distriktit Minxian dhe distriktit Zhanxian të qytetit Dinxi të provincës Gansu.
Sipas udhëzimit të KQ të PK të Kinës dhe të Këshillit të Shtetit të Kinës, zv-ministri i Çështjeve Civile së bashku me zyrtarë nga Ministria e Financave dhe Ministrisë së Sigurisë Publike shkuan në zonën e prekur nga tërmeti për të ndihmuar banorët. (Du/Leftion Peristeri)