PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, tërmeti në Gansu shkakton 89 viktima
2013-07-23 09:58:34 CRI Komenti juaj Printoni

Tërmeti në Gansu ka shkaktuar 89 viktima dhe 5 të zhdukuar, njofton Shtabi i Shpëtimit nga Fatkeqësitë të kësaj province.

Tërmeti 6.6 ballësh që ra të hënën ka prekur gjithsej 123 mijë njerëz dhe janë zhvendosur 31 mijë e 600 banorë.

Mësohet se deri në orën 18:00 të 22 korrikut, janë regjistruar edhe 422 pasgoditje.

Shumë rrugë janë bllokuar dhe komunikacioni është shumë i vështirë për shkak të vendndodhjes ku ra ky tërmet.

Menjëherë pas tërmetit janë dërguar mbi 1800 punonjës të ndryshëm, zjarrfikës, ushtarë etj, për operacionet e shpëtimit.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang kërkoi nga organet përkatëse të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të shpëtuar banorët e prekur nga kjo katastrofë. (Vera/Albana)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China