Presidenti i përkohshëm i Egjiptit Adli Mansour, gjatë një fjalimi televiziv të hënën, bëri thirrje për pajtim kombëtar dhe për një fillim të ri, për të ndërtuar të ardhmen e vendit.
"Duam të nisim një faqe të re, pa paragjykime e pa urrejtje e përçarje," tha Mansour me rastin e festimeve kombëtare për revolucionin e 23 korrikut, 1952 që shënoi fundin e sundimit mbretëror në Egjipt dhe e ktheu vendin në republikë. (Albana)