Tërmeti prej 6.6 ballësh që ra të hënën në mëngjes në provincën Gansu të Kinës ka shkaktuar deri tani 75 të vdekur dhe 584 të plagosur.
Qeveria lokale e provincës Gansu ka caktuar një fond urgjent prej 5 milionë juanësh për këtë fatkeqësi, ndërsa sektorët përkatës kanë dërguar tenda, mbulesa, ujë, ushqime etj. Sektorët e sigurisë publike, të shëndetësisë, të transportit etj. kanë dërguar mbi 3000 punonjës ndihme në zonat e prekura nga fatkeqësia. (Xu Guang/Artani)