Presidenti i përkohshëm i Egjiptit Adli Mansur mbajti të enjten një fjalim në televizionin kombëtar, ku theksoi se të gjitha forcat politike në vend mund të marrin pjesë në procesin e pajtimit kombëtar.
Mansuri tha se, në përputhje me dëshirën e popullit, kryeministri i përkohshëm Hazem Beblavi ka formuar një kabinet ekspertësh, i cili do të punojë për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet vendi. Presidenti i ftoi të gjitha grupet politike dhe organizatat të realizojnë drejtësinë shoqërore dhe pajtimin kombëtar mbi bazën e ligjit dhe të bashkëjetesës.
Të martën 33 ministrat e qeverisë kalimtare të Egjiptit bënë betimin. Në qeverinë e re përfshihen personalitete të fraksioneve e të feve të ndryshme, por jo islamistë. (Du/Artani)