Sunday  Apr 13th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping takohet me presidentin e Zvicrës
2013-07-18 20:55:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të enjten me presidentin e Zvicrës Ueli Maurer në Pallatin e Madh të Popullit.

Gjatë takimit, Xi theksoi se Zvicra është vendi i parë në Europë që nënshkroi marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Kinën. Të dyja palët duhet të mbajnë parimet e respektit e përfitimit reciprok për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.

"Të dyja palët duhet të focojnë komunikimin për çështjet ndërkombëtare. Besoj se marrëdhëniet midis Kinës dhe Zvicrës mund të bëhen shembull i bashkëpunimit miqësor midis dy vendeve".

Nga ana e tij, Maurer u shpreh se Zvicra i vlerëson sukseset që ka arritur Kina si dhe vlerëson rolin pozitiv të Kinës në komunitetin ndërkombëtar. Stabiliteti dhe zhvillimi i Kinës është kontribut i madh për paqen, stabilitetin botëror si dhe për zhvillimin e vazhdueshëm.

Ai shtoi se potenciali i bashkëpunimit dypalësh është i madh dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Tregtisë së Lirë i ka çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri.

"Zvicra është e gatshme të shtojë kontaktet me Kinën, të forcojë besimin dhe miqësinë reciproke, si dhe të zgjerojë bashkëpunimin në fushat tregtare, financiare, të mbrojtjes së mjedisit etj".

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China