PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Betohet qeveria e përkohshme egjiptiane
2013-07-17 10:18:43 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e përkohshme egjiptiane, e udhëhequr nga Hazem Beblawi, u betua të martën përpara presidentit Adly Mansour.

Nga 33 anëtarët e kabinetit, asnjë nuk u përket partive islamike.

Qeveria do të ketë tre zv/kryeministra. Njëri prej tyre është Abdel-Fattah el- Sisi, njëkohësisht edhe ministër i mbrojtjes, i cili në emër të ushtrisë rrëzoi nga pushteti Muhamed Morsin.

Numri i portofoleve ministrore u ul në 33 nga 35 që ishte në të kaluarën. Nga kabineti i mëparshëm u konfirmuan emrat e pesë ministrave, ndërsa u krijua dikasteri i drejtësisë gjatë tranzicionit dhe ripajtimit.

Kabineti i ri qeveritar u formua pasi më herët gjatë muajit ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Muhamed Morsi, duke e zëvendësuar përkohësisht me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Adly Masour.

Po të martën këshilltari i presidentit të përkohshëm të Egjiptit Adli Mansur tha se Presidenca ka nisur kontaktet me Vëllazërinë Myslimane dhe parti të tjera për të bërë përgatitje për mbajtjen e një mbledhjeje të pajtimit kombëtar. Në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë shumica e partive islamiste.

Por një zyrtar i lartë i Partisë për Liri dhe Drejtësi të Vëllazërisë Myslimane u shpreh se udhëheqja e tanishme në Egjipt nuk është e ligjshme, prandaj Vëllazëria Myslimane nuk do të marrë pjesë në mbledhje. Sipas tij, nëse Morsi nuk rikthehet në postin e vet, nuk mund të arrihet pajtimi i vërtetë kombëtar. (Du Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China