Ushtria dhe forcat opozitare vijuan luftimet e ashpra në Homs të Sirisë Qendrore.
Trupat ushtarake konfirmuan të martën se rebelët, që kontrollojnë al-Khalidiya në Homs, kanë vrarë shtatë banorë, të cilët më parë i kishin rrëmbyer.
Një oficer i ushtrisë siriane bëri të ditur se trupat qeveritare kanë avancuar në Homs, duke rimarrë kontrollin e shumicës së lagjeve të qytetit.
Por opozita siriane mohoi deklaratat e ushtrisë, duke thënë se forcat e saj çlirimtare i janë përgjigjur ashpër sulmeve të ushtrisë qeveritare në distriktin al-Khalidiya. (Jiang Lei)


















