Shefi ushtarak i Egjiptit po mbron largimin e presidentit Morsi, duke thënë se ai ishte vullneti i popullit.
Ndërkohë, prokuroria ka ngrirë asetet e 14-të zyrtarëve islamikë, përfshi edhe kreun e Vëllazërisë Myslimane.
Deri tani, Morsi nuk është akuzuar për asnjë krim, ndërkohë që janë dhënë urdhëra arresti për 10 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.
Shumica e tyre kanë ngritur kampin jashtë xhamisë së Kajros së bashku me mbështetës të Morsit.
Morsi u rrëzua nga ushtria dy javë më parë, pas protestave të miliona banorëve kundër pushtetit të tij. (Albana)