PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Lojërave të Animuara
2013-07-12 16:09:44 CRI Komenti juaj Printoni

Në Shanghai, u hap Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Lojërave të Animuara, e organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Shanghait. 325 kompani nga vende të ndryshme të botës morën pjesë në këtë ekspozitë, e cila konsiderohet si plaftormë ideale për prezantimin e animimeve kineze dhe atyre të huaja.

Vitet e fundit, industria e lojërave të animuara kineze u zhvillua shumë shpejt. Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës, në vitin 2012, vlera e përgjithshme e kësaj industrie arriti në 75 miliardë e 994 milionë juanë, duke shënuar një rritje mbi 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Potenciali i madh i tregut tërhoqi mbi 300 kompani në ekspozitën e Shanghait.

Gjatë ekspozitës pesë ditore, do të ketë bisedime mes kompanive, forume të krijimtarisë e do të shfaqen filma vizatimorë. Të apasionuarit kanë mundësinë të ndjekin katër filma vizatimorë të njohur nga SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut, si "Kung Fu Panda", "Finding Nemo", etj.

Kompania e njohur "Imax" u prezantua për herë të parë në këtë ekspozitë. Ajo është optimiste për perspektivën e tregut kinez. Një nga përfaqësuesit e "Imax" në Kinë, Gao Hairui thotë se shumë filma mund të shfaqen në ekranët e posaçëm. Aktualisht në Kinë ka 120 ekrane "Imax" në Kinë.

Në ekspozitën e 9-të Ndërkombëtare të Lojërave të Animuara në Kinë, marrin pjesë shumë kompani për shkak të potencialit të madh të tregut në Kinë. Por edhe të apasionuarit pas kësaj industrie kanë treguar interes. Organizatorët parashikojnë se në të do të marrin pjesë mbi 200 mijë vizitorë. Nxënësja Xiao Sheng që ruante rolin e një personazhi të filmave të animuar tërhoqi vëmendjen e vizitorëve. Ajo thotë se ëndrra e saj është që të bëhet pjesë e industrisë së lojërave të animuara.

Ëndrra e Xiao Sheng-ut është edhe e shumë njerëzve që interesohen për zhvillimin e kësaj industrie në Kinë. Në fakt, qeveria kineze i ka kushtuar vëmendje industrisë së vizatimeve. Që nga viti i kaluar, Kina nisi krijimin dhe mbrojtjen e markave vizatimore kombëtare. Funksionari i Ministrisë së Kulturës Gao Zheng deklaroi se janë 20 marka vizatimore kombëtare të pranuara nga autoritetet. Ai besoi se këto do të tërhqin vëmendjen e investitorëve.  (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China