PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Opozita siriane bën thirrje për armëpushim. Kina i përkrah
2013-07-11 19:21:32 CRI Komenti juaj Printoni

Opozita siriane propozoi armëpushim pas fillimit të muajit të Ramazanit. Propozimi erdhi nga Ahmad Jarba, kreu i Këshillit Kombëtar Sirian, grupit më të madh opozitar.

Gjithashtu sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, u kërkoi të gjitha palëve në Siri që të ulin armët me rastin e muajit të ramazanit.

Këto propozime për vendosjen e armëpushimit të menjëhershëm në Siri i ka përkrahur edhe Kina.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying, u bëri thirrje të gjitha palëve që të vendosin armëpushimin.

Kina shpreson se palët do të zbatojnë plotësisht Komunikatën e Grupit të Veprimit të miratuar më 30 qershor 2012, si dhe t'u përgjigjen pozitivisht thirrjeve për bisedime të reja në Gjenevë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China