Paraditen e së mërkurës u zhvillua në qytetin kinez Chongqing ceremonia e hapjes së Takimit të Liderëve Rajonalë Kinë-Europë Qendrore e Lindore për vitin 2013. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues nga 16 vende të Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë edhe ambasadorin e Shqipërisë në Kinë Kujtim Xhani.
Anëtari i Byrosë Politike të KQ të PKK-së dhe sekretar i komitetit të partisë të bashkisë së Chongqing-ut Sun Zhengcai mbajti fjalën e rastit. Folën gjithashtu në këtë ceremoni edhe zv.ministri i Jashtëm i Kinës Song Tao, kryeministri i Republikës së Maqedonisë Nikola Gruevski, kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta dhe të ftuar të tjerë.
Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit do të zhvillojnë diskutime mbi tregtinë e investimet, bashkëpunimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë dhe të novacionit, shkëmbimet në fushën kulturore etj. (Fang Xiaoyu/Artani)