PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, shtatë të vrarë nga sulmet e reja me mortaja
2013-07-03 11:10:41 CRI Komenti juaj Printoni

Dy sulme me mortaja të martën nga rebelët sirianë shkaktuan shtatë të vrarë dhe 19 të plagosur, njofton agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Katër veta u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, duke përfshirë edhe fëmijë, kur dy predha mortaje goditën një bllok banimi në qytetin verior të Alepos. Sulmi shkaktoi edhe dëme ndaj shtëpive aty pranë dhe makinave të parkuara.

Në Damask, dy predha ranë në zonën Kabbas, duke sjellë si pasojë tre të vrarë dhe 13 të plagosur. SANA njofton edhe për dy predha të tjera që kanë goditur distriktin Al-Abbasien të kryeqytetin sirian, të cilat sipas saj nuk kanë shkaktuar dëme. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China