PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi: Nxitje bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore e Lindore
2013-07-02 14:14:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të martën me kryeministrin e Rumanisë Victor Ponta në Pekin, i cili merr pjesë në Konferencën e liderëve të Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore.

Gjatë takimit, Xi theksoi se Kina është e gatshme për gjetjen e mënyrave të reja të bashkëpunimit me vendet e Europës Lindore e Qndrore, për thellimin e bashkëpunimit si dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

Ai vuri në dukje se themelimi i strukturës së bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore e Lindore ka krijuar një platformë të re bashkëpunimi në shumë fusha të ndryshme midis Kinës dhe Rumanisë si dhe me vendet e tjera. Ky bashkëpunim përputhet me interesat e përbashkëta të palëve.

Lidhur me marrëdhënieve dypalëshe kino-rumune, Xi Jinping u shpreh se Kina është e gatshme të punojë me Rumaninë për zgjerimin e shkëmbimeve në fusha të ndryshme, të shtojnë kontaktet për çështje shumëpalëshe, dhe t'i ngrenë marrëdhëniet në një nivel më të lartë zhvillimi. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China