Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të martën në Pekin me kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në "Takimin e Liderëve Rajonalë Kinë-Europë Qendrore e Lindore".
Z. Xi vuri në dukje gjatë takimit me mysafirin maqedonas se brenda një kohe të shkurtër bashkëpunimi midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore ka arritur progres të madh, gjë që është mirëpritur nga të 16 vendet e këtij rajoni. Të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë këtë platformë për të treguar epërsitë e tyre ekonomike, duke nxitur arritjen e rezultateve thelbësore në bashkëpunimit ndërmjet tyre.
Duke folur për marrëdhëniet kino-maqedonase, presidenti Xi Jinping u shpreh se pala kineze dëshiron ta shfrytëzojë përvjetorin e 20-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve për të nxitur më tej shkëmbimet e nivelit të lartë me palën maqedonase mbi bazën e barazisë dhe të respektit të ndërsjellë. (Xu Guang/Artani)