Të martën u zhvillua në Chongqing të Kinës Jugperëndimore ceremonia e hapjes së Panairit të Biznesit Kinë-Europë Qendrore e Lindore. Ky panair organizohet në kuadër të "Takimit të Liderëve Rajonalë Kinë-Europë Qendrore e Lindore 2013", ku marrin pjesë përfaqësues nga 15 provinca kineze dhe 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore,si Shqipëria, Maqedonia etj.
Vendet e Europës Qendrore e Lindore do të promovojnë në këtë panair epërsitë e tyre në fushën e mjedisit të investimeve dhe të projekteve të investimeve etj.
Panairi do të përfshijë organizimin e një ekspozite me fotografi për miqësinë tradicionale mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore, si dhe shfaqjen e filmave klasike të Europës Qendrore e Lindore. (Xu Guang/Artani)