PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ODIHR: Duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor
2013-07-02 10:23:04 CRI Komenti juaj Printoni

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit mbetet një pikëpyetje për misionin vëzhgues të ODIHR-it, i cili do të hartojë raportin përfundimtar të procesit.

Shefja e misionit, Koni Mekormak, i tha Vizion Plusit se KQZ-ja mbetet një problem shqetësues. "Unë mendoj se duhet të ketë përmirësime dhe ne do të nxjerrim rekomandime për këtë çështje,' thotë Mekormak.

Por duke u ndalur tek momenti aktual, certifikimi i rezultatit është ende i paqartë sesi do të ecë para, shton ajo.

Vëzhguesit e huaj nënvizojnë se procesi i numërimit të votave mund të ishte shumë më i shpejtë dhe transparent. Zonja Mekormak thotë se ndër rekomandimet që do t'u ofrohen palëve, është edhe rishikimi i Kodit Zgjedhor në këtë aspekt.

"Ka disa rrugë për të përshpejtuar procesin, i cili ishte transparent deri diku, por grupet e numërimit të votave e ndërprenë punën pa ndonjë arsye të fortë dhe kjo duhet riparë edhe në Kod".

Raporti përfundimtar i zgjedhjeve do të publikohet 8 javë pas mbajtjes së zgjedhjeve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China