Ditët e fundit u organizua në qytetin Chongqing të Kinës Perëndimore "Dialogu për politikat arsimore Kinë-Europë Qendrore e Lindore" .
Në këtë dialog morën pjesë zyrtarë, rektorë universitetesh dhe diplomatë nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke etj., si dhe përfaqësues të mbi 40 shkollave të larta kineze. Pjesëmarrësit arritën konsensus për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit, për të nxitur njohjen e ndërsjellë të gradave e titujve akademikë, për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe të shkëmbimeve ndërmjet të rinjve etj. (Xu Guang/Artani)