PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Media: CIA-ja ka nisur dërgimin e armëve për rebelët sirianë
2013-06-28 10:10:59 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta "The Wall Street Journal" njoftoi të enjten se CIA-ja ka filluar të dërgojë armë në Jordani dhe planifikon që brenda një muaji të nisë armatosjen e kryengritësve sirianë.

Pala amerikane po nxit në të njëjtën kohë vendet aleate europiane dhe arabe të dërgojnë armë për kryengritësit në Siri, për të nisur një sulm ushtarak të bashkërenduar ndaj forcave qeveritare siriane në fillim të gushtit.

Sipas planit, qysh nga gushti qindra persona të stërvitur të armatosur do të hyjnë në Siri. Zyrtarë amerikanë e sauditë vlerësojnë se, pas 4-5 muajsh, numri i militantëve të armatosur do të jetë i mjaftueshëm për të përballuar forcat qeveritare.

Konflikti i brendshëm në Siri, i nisur në mars të vitit 2011, ka shkaktuar afro 93 mijë të vrarë.

Uashingtoni shpalli këtë muaj konfirmimin e përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane, gjë që përbën kalimin e së ashtuquajturës "vijë e kuqe" të përcaktuar nga presidenti amerikan Barak Obama për ndërhyrje në Siri.

Sipas njoftimeve të televizionit "Al-Arabiya" me qendër në Dubai, kryengritësit janë shprehur se trupat qeveritare kanë përdorur gazi helmues gjatë një sulmi të kryer në mbrëmjen e së mërkurës në Damask. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China