PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
TAP, projekti fitues i përcjelljes së gazit nga Azerbajxhani në Europë
2013-06-27 10:08:18 CRI Komenti juaj Printoni

Konsorciumi i "Shah Denizit" përzgjodhi TAP, si projektin më të mirë i cili do të përcjellë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë. Lajmin e ka konfirmuar gazeta prestigjioze greke Kathimerini.

Aksioneri i madh i konsorciumit "Shah Denizit" ka informuar për këtë zgjedhje kryeministrin grek Antonis Samaras në takimin e tyre në mesditën e së mërkurës. Ndërsa të premten përfaqësues të konsorciumit të "Shah Deniz-t" do të vizitojnë Tiranën, për të nënshkruar marrëveshjen përfundimtare me qeverinë shqiptare.

Lajmin e përforcon edhe gjiganti austriak i energjisë OVM i cili thekson se është hedhur poshtë plani i gazsjellësit NABUKO nga investitorët e programeve energjetike në Europë.

Qeveria greke dihet që ka mbështetur projektin e gazsjellësit TAP qysh në fillim ashtu si edhe Shqipëria dhe Italia tre vende nga të cilat do të kalojë ky gazsjellës gjigant.

TAP është i vetmi projekt që prek territorin e Shqipërisë dhe sipas përditshmërisë ndërtimi i tij do të sjellë miliarda lekë investime si dhe mijëra vende të reja pune.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China