PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Berisha pranon humbjen dhe dorëhiqet nga kreu i PD-së
2013-06-27 09:48:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri shqiptar Sali Berisha pranoi të mërkurën se Partia Demokratike pësoi humbjen më të thellë në zgjedhje pas tetë vjetësh në pushtet.

Themeluesi i Partisë Demokratike, priti deri në numërimin e 1.6 milionë votave, që përfundoi me fitoren e koalicionit 37-partish të liderit të opozitës Edi Rama, që arriti të siguronte 84 vende në parlamentin prej 140-anëtarësh. Koalicioni i Partisë Demokratike mori vetëm 56 vende.

Në një fjalim të mbushur me emocione, por edhe me lot, kryeministri Sali Berisha pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe ofroi dorëheqjen nga të gjitha funksionet në parti.

"Përgjegjësia e humbjes është vetëm e imja," tha Berisha, duke shtuar se partia ka energji të reja.

Ndërsa dorëhiqej, pas 22 vitesh nga drejtimi i PD-së, lideri historik i së djathtës i ka uruar suksese Edi Ramës, në detyrën e tij të re.

"Me këtë rast, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve, i uroj kundërshtarit, fitues të zgjedhjeve, mbarësi në detyrën e tij të lartë dhe uroj, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë një jetë gjithnjë e më të mirë," uroi Berisha.

Berisha fitoi besueshmëri si lider pasi vendi mori ftesën për anëtarësim në NATO, nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, por nuk mund të zhvillonte zgjedhje sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare.

Pranimi i humbjes nga Berisha është i rrallë për zgjedhjet shqiptare, pasi ato janë shoqëruar nga akuza për manipulim. Socialistët e kanë akuzuar vazhdimisht Berishën për manipulim dhe kanë protestuar rregullisht. Katër protestues u vranë dy vjet më parë.

Pavarësisht vrasjes së një mbështetësi të opozitës ditën e zgjedhjeve dhe vonesave në numërimin e votave, zgjedhjet ishin konkurruese dhe pranimi i rezultatit nga Berisha i hap rrugën një tranzicioni paqësor.

Koalicioni fitues i Edi Ramës ka grumbulluar një shumicë Kushtetuese, e cila do t'i lejojë të kalojë me lehtësi reformat për anëtarësim në Bashkimin Europian. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China