PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zyrtarë të Partisë Demokratike pranojnë humbjen
2013-06-27 09:37:19 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të certifikimit të rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë pranuar humbjen.

Në një komunikim me mbështetësit e saj në rrjetin shoqëror Facebook, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka falënderuar të gjithë votuesit.

"Falënderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund," thotë Topalli.

Ndërsa deputetja e PD-së Mesila Doda, shprehet se ky është momenti më i keq pas vitit 1997.

Më herët, ish-kryeministri socialist Fatos Nano, e cilësoi "të paparë" triumfin e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

"Fitore e paparë! Një nxjerrje dufi e lëngate e gjithë shoqërisë! Tani ky mandat i rëndë duhet merituar duke u kthyer qetësinë shpirtërore të gjithëve," thotë Nano. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China