PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rama: "Unë, Kryeministri e kryeshërbëtori juaj"
2013-06-26 09:21:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama doli në një konferencë për shtyp ku mbajti fjalimin e fitores në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

"Populli i Shqipërisë vendosi të më ngarkojë mua dhe skuadrën kombëtare të Rilindjes, së bashku dhe në mënyrë të pandarë me partnerët tanë strategjikë të LSI, këtë përgjegjësi kaq të madhe. Ne e pranojmë përgjegjësinë me ndjenjën më të thellë të përuljes ndaj çdonjërit prej jush. Dhe për çdo ditë, nga sot e tutje, ne do të jemi me ju dhe për ju, deri kur kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona", tha Rama.

"Ne do të udhëheqim, por as unë, as ne, të zgjedhurit për t'u drejtuar së bashku, nuk e sjellim vetëm Rilindjen që premtuam", shtoi ai.

Rama foli edhe për kundërshtarin e tij politik, kryetarin e PD-së Sali Berisha, duke ndjekur shembullin e poltikanëve perëndimorë, në të tilla raste, dhe duke vendosur edhe një standard të vlerësimit të paraardhësit.

"Më ka qëlluar të them, deri dje, edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu. Unë dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë, për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë, dhe i uroj gjithë të mirat në jetën private në vazhdim", deklaroi Rama. (Top Channel)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China