Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara përshëndesin popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votime duke ripohuar angazhimin për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.
Zyrtari amerikan tha se procesi i numërimit të votave duhet të jetë transparent dhe të përfundojë me shpejtësi e saktësi, në mënyrë që të ripërforcojë vullnetin e popullit shqiptar.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri pati një ekip të zgjeruar vëzhguesish që ndoqën zgjedhjet në mbarë vendin. (Zëri i Amerikës)