Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet e 23 qershorit, ku vrasja e Laçit është një ngjarje, që sipas tij, ka njollosur fillimin e procesit zgjedhor.
Sipas misionit, zgjedhjet ishin konkuruese me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore. Megjithatë atmosfera e mosbesimit midis dy forcave të mëdha politike njollosi klimën zgjedhore dhe kërcënoi administrimin e të gjithë procesit zgjedhor.
Ndërsa Roberto Batelli, i emëruar si koordinator special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së theksoi se tani është koha që drejtuesit politikë të vendit të dëgjojnë vullnetin e popullit, pasi njerëzit ishin të etur për të shprehur vullnetin e tyre dhe nuk duhet të mbahen peng nga politika.
Në raportin paraprak vërehet dështimi i KQZ-së në përdorimin e teknologjisë në zgjedhje sic parashikohet në Kodin zgjedhor.
"KQZ-shkeli një sërë afatesh ligjore, nuk miratoi afatet ligjore dhe nuk miratoi rregullat e nevojshme duke bërë kështu të pamundur implementimin e tyre të sukseshëm", konstaton raporti paraprak. (Top Channel