PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vijon numërimi, e majta kryeson në Shqipëri
2013-06-25 09:21:34 CRI Komenti juaj Printoni

Aleanca për Shqipërinë Europiane e udhëhequr nga kreu i PS-së, Edi Rama do të përfaqësohet në legjislaturën e ardhshme me 85 deputetë, ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim e kryeministrit aktual Sali Berisha do të ketë vetëm 55 deputetë.

Këto janë rezultatet paraprake, teksa në të gjitha Komisionet Zgjedhore zonale në Shqipëri vazhdon numërimi i votave. 

Në bazë të rezultateve të pjesshme fitues duket koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste. Është Shkodra që duhet të ketë prodhuar rezultatin surprizë, duke përmbysur raportin në 6 me 5 për të majtën, një rezultat që çon për herë të parë atë në avantazh në këtë qark.

Procesi i numërimit vazhdon edhe në Tiranë, edhe pse me ritme më të ngadalta, ku sërish rezultati është dukshëm në favor të koalicionit të majtë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte 53,75 % e personave me të drejtë vote. (Top Channel)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China