PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat e huaja për zgjedhjet në Shqipëri
2013-06-24 10:19:44 CRI Komenti juaj Printoni

Mediat e huaja kanë pasqyruar me vëmendje zgjedhjet parlamentare në Shqipëri duke vënë theksin te rëndësia që ka një procesi normal zgjedhor për të ardhmen e saj drejt BE-së. Mediat botërore raportuan rregullisht nga Shqipëria, ku u shënuan edhe tensione. Mediat italiane komentuan duke e emërtuar si një 'votim mes tensionesh'.

Shkëmbime zjarri dhe kërcënime nëpër qendrat e votimi shkruan 'Tgcom24' duke iu referuar ngjarjes së rëndë në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë një simpatizant i LSI-së dhe u plagos rëndë një kandidat i PD-së.

Ndërsa 'DW' raporton duke shkruar se pati një vrasje në një prej qendrave të votimit, teksa Shqipëria po votonte, në zgjedhjet që do të luajnë një rol thelbësor për integrimin në Bashkimin Europian.

Në artikujt e tyre gazetat e huaja bëjnë një historik të shkurtër të zgjedhjeve në Shqipëri që nga rënia e komunizmit dhe te profili i dy kandidatëve kryesorë, kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama.

Gazeta prestigjoze italiane 'La Reppubblica' shkruan se parlamenti që rifreskohet do të zgjedhë kryeministrin e ri, i cili do t'i japë një impuls të ri rrugës drejt integrimit europian, një proces ky i penguar nga kriza e gjatë politike.

"Reuters" shkruan në një artikull se e majta kërkon të largojë nga posti kryeministrin aktual, në një proces zgjedhor që po vëzhgohet me kujdes të veçantë nga Perëndimi.

Në një analizë për zgjedhjet, televizioni "Aljazeera" shkruan se zgjedhjet do të vendosin nëse vendi do të ketë shansin për t'u bashkuar me familjen europiane. (shqiptarja.com)

(nga CCTV)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China