Paraditen e së dielës, nën drejtimin e saktë të astronautit Nie Haishen dhe me bashkëpunimin e ngushtë të astronautëve Zhang Xiaoguang dhe Wang Yaping, anija kozmike "Shenzhou 10" bëri me sukses bashkimin manual me laboratorin hapësinor "Tiangong 1" .
"Shenzhou 10" u takua me "Tiangong 1" në orën 10, ndërsa në orën 10.07 minuta të dyja mjetet u bashkuan në një. Sipas programit, tre astronautët do të hyjnë edhe një herë në "Tiangong 1" dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë eksperimentet përkatëse shkencore. (Du/Artani)